Celebrities Showbiz

Në prag të ditëlindjes së saj të 100-të, Betty White na jep disa këshilla për një jetë të mirë!

Aktorja e njohur Betty White po përgatitet për të festuar ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar dhe ajo ndihet mjaft mirë për këtë. Në kopertinën e kësaj jave, White tregon ekskluzivisht për “PEOPLE” se si ndihet kur mbush 100 vjeç.

Jam shumë me fat që jam me shëndet kaq të mirë dhe ndihem shumë mirë në këtë moshë. Eshte e mrekullueshme.

Sipas White, të qenit “e lindur si një optimiste kokëfortë” është çelësi i natyrës së saj optimiste.

E kam marrë nga nëna ime dhe kjo nuk ka ndryshuar kurrë. Gjithmonë gjej gjënë pozitive.

Sa i përket dietës së saj, White bën shaka duke thënë se:

Unë përpiqem të shmang çdo gjë të gjelbër. Mendoj se funksionon.

White ka pasur një karrierë të ëndrrave në Hollywood. Ajo pati role të paharrueshme në “The Golden Girls” dhe “The Mary Tyler Moore Show”. Më vonë gjatë karrierës së saj, ajo pati pjesë ikonike në “Hot in Cleveland” dhe në filmin e vitit 2009, “The Proposal”. Në ditët e sotme, White gëzon një jetë të qetë në Los Angelos duke luajtur fjalëkryqe dhe lojëra me letra.

Ajo gjithashtu pëlqen të shikojë dokumentarë për kafshët dhe sportet, veçanërisht golfi. Aktorja legjendare që shpesh quhet gjyshe e Amerikës nuk është gjyshe në jetën reale.

Unë i dua fëmijët. Problemi i vetëm me fëmijët është se ata rriten të jenë njerëz dhe mua më pëlqejnë më shumë kafshët sesa njerëzit.