Celebrities Gossip Showbiz

Në pushimet e saj në Spanjë Ivanka Trump shoqërohet nga David Guetta!

Vajza e ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka po vijon pushimet e gjata me bashkëshortin e saj Jared Kushner. Së fundmi, çifti e ka ndalur jahtin në Spanjë. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, Ivanka shihet nën shoqërinë e DJ të famshëm, David Guetta, në Formentera.

41-vjeçarja dukej mahnitëse edhe në fotot e fundit. Pushimet e tyre nisën nga Kosta Rika, aty ku disa ditë më parë Ivanka shpërndau disa foto në rrjetet e saj sociale teksa kishin shkuar për Solsticin Veror. Ivanka dhe Jared janë prindër të tre fëmijëve Arabella, 12-vjeç, Joseph, 10-vjeç dhe Theo, 7-vjeç.

Rikujtojmë, se një ish-shoqe e Ivanka Trump, i cili është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pohoi se Ivanka i ishte nënshtruar një operacioni aborti në shkollën e mesme. Sipas Lauren Santo Domingo, ajo dhe disa miq të Ivanka Trump, e cila aktualisht është e martuar me Jared Kushner dhe ka tre fëmijë, thuhet se e kanë shoqëruar atë gjatë kryerjes së abortit dhe kanë qëndruar me të gjatë asaj periudhe të jetës së saj.