Lifestyle

Nesër ndryshon ora, në fuqi “koha pranverore”

Nga nesër dita do të zgjatet me një orë. E diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e akrepave një orë përpara. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 28 mars kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të muajit tetor.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.