Health & Beauty

Sot ndryshoi ora, do të shijojmë pranverën me më shumë dritë natyrale

Sot dita është zgjatur me një orë. E diela e fundit e marsit shënon si çdo vit ndërrimin e akrepave një orë përpara. Këtë herë, ky ndryshim i orës ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të datës së sotme pra 28 mars kur akrepat u zhvendosën dhe ora shënoi 03:00, duke na ngrënë një orë gjumë.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak por më shumë ditë.

Në Evropë tashmë është shndërruar në standard, përcaktimi në mënyrë të qëndrueshme i datave të fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të muajit tetor.

Pra dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.