Showbiz

“New York Times” një artikull dedikuar reperit shqiptar

Reperi i famshëm me origjinë shqiptare Gashi është në majat e karrierës së tij muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi “New York Times” ka publikuar një artikull mbi punën e tij të palodhshme. “Ai nuk është këtu për të qëndruar në një vend” ,-shkruhej në gazetë të cilën Gashi e ka publikuar edhe në rrjetet e tij sociale.

Reperi theksoi se prindërit e tij kanë lexuar “New York Times” të gjithë jetën e tyre dhe ky artikull kaq pozitiv i ka bërë ata krenarë.