A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Nga Sonja e “Spirit Voice”, te Soni Malaj, artistja rrëfehet për “A Live Night”!

Një tjetër episod shumë interesant ditën e sotme në “A Live Night” me të ftuar këngëtaren e dashur Soni Malaj. Një artiste shumë e talentuar, Soni Malaj vjen ditën e sotme me një rrëfim shumë të sinqertë për karrierën dhe jo vetëm. E teksa na tregoi për krijimin dhe rrugëtimin e “Spirit Voice”, në një çast vjen largimi nga skena e këtij grupi muzikor. Por çfarë kuptimi kishte kjo për Soni Malaj?!

Grupi nuk ka as shpërbërje, as ndarje. Largimi nga skena. Në 2001 Elia Zaharia do ikte për studime në Francë, Dorina vendos që bashkë me bashkëshortin të largohen për në Amerikë. Thoja tani çfarë do bëj. E mbaj mend që ato kohë bëra një këngë single bashkë me Flori Mumajesi, që dhe ai sapo ishte shkëputur nga “The Dreams”. E shikoja që dilnim këndonim këngët, dhe njerëzve u dukej e çuditshme dhe ne nuk e kishim më atë magji. Unë e vuaja këtë. Unë isha mësuar me grupin kur fansat na prisnin ne. Ndërkohë që gjërat nuk ishin më njësoj. Isha shumë skeptike, thashë karriera ime mori fund.

Nga Sonja e “Spirit Voice”, te Soni Malaj, një rrugëtim aspak i thjeshtë për artisten.

Takoj Fabian Asllanin dhe më fton të shkoj të studio. Atje ishte Adrian Hila, Fatmiri që më vonë bëhet menaxheri im dhe shenjon karrierën time. Më pyesin çfarë muzike më pëlqen dhe unë i tregoj ndër të tjera edhe Whitney Houston. Thashë që kjo është këngëtarja që mua më ka bërë të ëndërroj të jem pjesë e muzikës, dua të jem si kjo, të këndoj balada si kjo. Fillojnë kompozojnë për mua albumin “Mbretëresha e Natës” në vitin 2002. Rryma techno-latino, techno-ballkanike, techno-arabike. Ndryshon totalisht profili im. Unë thashë nuk di t’i këndoj këto. Më thonë duhet të ndryshoj imazhin, flokët ndryshe, mënyra e qasjes në publik. Më thonë ti ke linja latino, ti duhet të jesh Jennifer Lopez i industrisë shqiptare. Ti e ke pikë të fortë këtë, unë nuk e kisha konsideruar kurrë. Edhe emrin më thonë duhet ta ndryshoj, Soni Malaj. Soni më thërriste babi. Kjo ishte një bisedë që e kishim bërë edhe me shtëpi diskografike në Kosovë, duhet të shkëputesha nga Sonja e “Spirit Voice”.