Celebrities Showbiz

Ngjarjet e fundit në Ukrainë, Mila Kunis rrëfen ndjesitë e saj!

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mila Kunis ka folur për rrënjët e saj ukrainase dhe se si ndihet emocionolashit që pas pushtimit rus në vendin e saj. Aktorja e njohur, në një intervistë me Maria Shriver, aktorja dhe aktivistja foli gjerësisht për krenarinë që ka fituar si emigrante ukrainase, pse po u thotë fëmijëve të saj se ata janë “gjysmë ukrainas dhe gjysmë amerikanë” dhe pse është e rëndësishme për amerikanët që të ndajnë popullin rus nga ata në pushtet.

Kunis së bashku me bashkëshortin e saj Ashton Kutcher nisën një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe mbështetjen e përpjekjeve humanitare në Ukrainë, ku lindi Mila, duke tejkaluar 20 milionë dollarë nga synimi i tyre prej 30 milionë dollarësh në më pak se një javë. Duke folur me Maria Shriver për “Conversations Above the Noise”, Kunis shpjegoi se ndërsa ajo identifikohet si një amerikane krenare, pasi ishte transferuar në SHBA nga Ukraina kur ishte ende fëmijë në vitin 1991, ajo nuk mund të mos ndihet e ndikuar nga ngjarjet.

Unë kam lindur në Ukrainë. Erdha në Shtetet e Bashkuara në vitin 1991 dhe ishim të fundit nga familja ime që emigroi. Unë jam ndjerë gjithmonë si një amerikane.

Gjithçka ndryshoi kur Rusia pushtoi Ukrainën muajin e kaluar, një ngjarje që Kunis thotë se ka ndryshuar mënyrën se si ajo e përqafon identitetin e saj ukrainas.

Pushtimi nga rusët ndodhi dhe unë nuk mund të shpreh apo shpjegoj atë që më ndodhi, por papritur m’u duk sikur një pjesë e zemrës sime sapo m’u thye. Ishte ndjenja më e çuditshme.

Ajo vijoi duke thënë:

Unë nuk mendoj se ne duhet ta konsiderojmë popullin e Rusisë një armik. Unë me të vërtetë dua ta theksoj këtë. Nuk mendoj se kjo është thënë mjaftueshëm në shtyp. Nuk dua që njerëzit të ngatërrojnë dy problemet që po ndodhin. Nuk mendoj se janë njerëzit e Rusisë. Nuk dua që të mendohet që të gjithë rusët janë qenie njerëzore të tmerrshme. Unë i inkurajoj njerëzit ta shohin atë nga këndvështrimi i “janë njerëzit në pushtet, jo vetë njerëzit”.