Celebrities Gossip Showbiz

Një kompeticion bukurie? Ja çfarë po organizojnë banorët e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve të zhvillonin Miss & Mister Big Brother. Luizi, Kristi dhe Olta vendosën të ishin juria e këtij kometicioni. Juria ka si detyrë të caktojë dhjetë kategori me çmimet që do të përfitojë secili pjesëmarrës. Banorët nisën menjëherë përgatitjet për veshjet dhe u ndanë në dy grupe për të zhvilluar sfilatën e Miss& Mister Big Brother.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar në “BBV” teksa sulmi terrorist në Top Channel, ka shkaktuar stres dhe frikë te banorët. Si pasojë e kësaj, secili prej tyre ka komunikuar përmes një telefonate me një të afërm. Telefonata e Luizit ishte me mamanë e tij