Showbiz

Një peticion për të shpallur Keanu Reeves personazhin e vitit

Një peticion online i hapur nga një djalë që quhet Jackson Beem i kërkon më ngulm “Time Magazine” që të shpallë personazhin e vitit aktorin Keanu Reeves.

Vetëm në pak orë peticioni ka marrë mbi 70.000 vota pro që revista të marrë në konsideratë kërkesën e publikut.

54-vjeçari ka dhuruar një pjesë të mirë të pasurisë së tij për bamisëri në spitale fëmijësh dhe fondacione të tjera jo fitimprurëse.

Këto gjeste ai i ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij dhe për këtë arsye, fansat dhe publiku i gjerë nga e gjithë bota mendojnë se vlerësimi si personazhi i vitit do të ishte krejtësisht i denjë për aktorin.