Lifestyle

Një shfaqje magjie ekskluzivisht nga Las Vegas, po vjen në Tiranë më 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve!

Një shfaqje magjie, ekskluzivisht nga Las Vegas, po vjen në Tiranë!

Bëhu gati për eksperiencën më të veçantë të vitit. Ju premtojmë se do të hyni në një botë utopike iluzionesh dhe magjie, të cilat do t’ju lënë pa fjalë. Kryefjala e kësaj shfaqje është LAS VEGAS MAGIC FESTIVAL.

Zbulo kufijtë e mitikes, artit, iluzionit dhe realitetit. Ndiq momente magjike dhe mbresëlënëse. Iluzionistë të cilët “vjedhin” mendjen dhe i flasin shpirtit. Do të ndiqni sesi objektet do të kthehen në hi përpara syve tuaja, njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera të pabesueshme që tejkalojnë çdo ligj fizike apo logjike.

6 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë ekskluzivisht në Pallatin e Kongreseve në datat 5-6-7 prill për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.

Bli biletën tënde dhe mos e humb këtë mundësi që vetëm një herë vjen!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)