Celebrities Showbiz

Një surprizë e ëmbël për Dojnën vjen nga stafi i saj!

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari e tekstshkruesi Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje romantike. Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin.

Një lajm i mirë ka ardhur para pak ditësh nga dyshja e njohur. Vlashenti i ka propozuar Dojnës dhe martesë dhe sigurisht që përgjigjja e saj ka qenë “PO”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ditën e djeshme, gjatë transmetimit të “Fan Club Big Brother Albania”, ka ndodhur një situatë shumë e këndshme e cila ka patur në qendër të vëmendjes pikërisht moderatoren e emisionit Dojna Memën. Dojna ka festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që kolegët e ndërprenë rrjedhën e programit për të uruar moderatoren dhe për të kënduar këngën e ditëlindjes.

Mes emocionesh dhe përlotjesh, në skenë ka ardhur një buqetë me lule për të, e cila u shoqërua dhe me transmetimin e një inserti mjaft prekës, ku ishin të bashkuara klipe fotosh dhe videosh të Dojnës dhe fragmente momentesh midis saj dhe Vlashentit. E pyetur për detajet e këtij momenti të veçantë, Dojna ka folur më shumë rreth ndjesive të saj.

Aq nuk e prisja sa nuk kisha bërë thonjtë. Momenti nuk është kurrë si e pret. Ai u ul në gjunjë dhe më tha: “A do të jesh princesha ime?” Unë thjesht ngela, nuk thashë asgjë dhe e finalizova me një puthje.

Menjëherë pas kësaj, Dojna postoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku i shoqëroi me fjalët:

Kush më njeh e di që kam një raport të vështirë me surprizat. Ndoshta se jam një Bricjap tipik që i pëlqen t’i ketë gjërat me rregull dhe kontroll, por sot surpriza që stafi më bëri live në program, ma mbushi zemrën plot. Ju dua shumë dhe faleminderit që e bëni këtë program me kaq përkushtim.