Celebrities Health & Beauty

Një tjetër aktore e njohur i shtohet industrisë së kozmetikës! Scarlett Johansson prezanton linjën e saj të re të…

Ndoshta mund të themi se tani është kthyer në trend që të gjithë yjet e botës së muzikës apo kinematografisë përpos profesionit të tyre mundohen që të hedhin edhe një hap në industrinë e kozmetikës me produktet e tyrer. Aktorja bukuroshe Scarlett Johansson i është shtuar radhës së gjatë të personazheve të famshëm që kanë linjën e tyre tani. Bukuroshja amerikane ka thënë se:

Do të jetë një brand universal për të gjithë!

Linja do të quhet “The Outset” dhe pritet të hidhet në treg në datën 1 mars të këtij viti. Që në 2021, aktorja kishte njoftuar krijimin e linjës së saj kozmetike, e cila bazohet në produkte natyrale me origjinë bimore. Ajo ka tashmë edhe faqen e saj instagram, e cila pa nisur mirë ka më shumë se 55 mijë ndjekës. Johansson ka thënë për “Vogue USA” në një intervistë për muajin mars se:

Gjatë karrierës time kam qenë figura e shumë markave të ndyshme të luksit dhe të gjitha këto eksperienca ishin vërtet të mrekullueshme. Kam interpretuar gjithmonë një personazh në ato fushata dhe ndërkohë gjatë gjithë këtyre viteve kam ndjerë nevojën për të krijuar dhe prezantuar një markë e cila do më përfaqësonte besnikërisht mua.

Para pak muajsh edhe aktorja e njohur Jennifer Aniston lançoi linjën e saj më e re ‘LolaVie’, me produktin e parë për kujdesin ndaj flokëve. 52-vjeçarja e bëri publike lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e markës së saj në Instagram. Gjatë asaj kohe edhe ylli i Hollywood vendosi që t’i futej botës së biznesit dhe të kishte markën e saj. Mes personazheve të tjerë të njohur mund të përmendim edhe Gwenth Paltrow, Jessica Alba apo modelet Mirranda Kerr dhe Paris Hilton. Gjithashtu edhe këngëtarët e njohur në mbarë botën si Jenifer Lopez, Parrell Williams apo Harry Style.