Showbiz

Një tjetër anëtar do t’i shtohet familjes së Chiara Ferragni dhe Fedez

“The Ferragnez” kanë vendosur ta quajnë ata familjen e tyre të vogël dhe shumë gazmore së cilës do t’i shtohet një tjetër anëtar.

Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata e konfirmuan lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqet Leo me ekon e shtatzënisë në dorë.

Vogëlushi i tyre bukurosh së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla dhe për këtë ata janë qiellin e 7-të. “Familja jonë po zmadhohet,” -shkroi Chiara në diciturën e fotos.

Dyshja e famshme sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në vitin 2018-të dhe që atëherë jeta e tyre ndryshoi plotësisht. Reperi dhe sipërmarrësja u lidhën në vitin 2016-të dhe një vit më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Fedez i propozoi Chiaras live gjatë koncertit të tij dhe video e këtij momenti u bë virale atë kohë.