Botë e Çuditshme

Njerëzit pendohen shpesh…por për çfarë?

A keni marrë ndonjëherë një vendim për të cilin më vonë jeni penduar? Me siguri që po. Megjithëse shumë pendesa janë të vogla dhe harrohen shpejt. Reflektimi për pendimet më të qëndrueshme është i rëndësishëm sepse zakonisht lidhet me vendimet e mëdha të jetës.

Secili prej nesh është në kontroll të këtyre vendimeve kështu që ne mund t’i shmangim pendesat më të këqija duke pasur një plan. Por cilat janë vendimet për të cilat ka më shumë gjasa të pendohemi dhe pse?

Për çfarë pendohemi?

Mënyra më e mirë për të mësuar për pendimet më të mëdha të jetës është t’i pyesim njerëzit drejtpërdrejt. Një studim u kërkoi 270 amerikanëve të përshkruajnë një pendesë domethënëse për jetën e tyre. Rezultatet e pendesave ishin sipas tematikave përkatëse: romancë (19.3%), familje (16.9%), arsim (14.0%), karrierë (13.8%), financa (9.9) %), prindërit (9.0%).

Një mënyrë tjetër për të mësuar për pendimet më të mëdha të jetës është të dëgjojmë se ç’kanë mësuar njerëzit që kujdesen për të moshuarit ose ata që po vdesin. Këta kujdestarë, të cilët kalojnë shumë nga koha e tyre me ta, kanë një këndvështrim unik.

Shembulli më i mirë është libri i kujdestares Bronnie Ware, “5 pendesat kryesore të vdekjes”. Në të ajo tregon 5 dëshirat më të zakonshme që dëgjonte nga njerëzit për të cilët kujdesej:

1. Do të doja të kisha guximin ta bëja jetën siç doja unë, jo siç prisnin të tjerët ta jetoja.

Do doja të isha treguar i sinqertë me veten time. Respektimi i normave të rrepta kulturore aq sa të mbysësh pasionet e tua, do ju japë veç zhgënjim dhe hidhërim.

2. Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë.

Koha është e pakthyeshme, kështu që nëse e kaloni vetëm duke punuar, atëherë nuk mund ta shpenzoni duke bërë gjëra më kuptimplota.

3. Të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia.

Vetëm duke qenë i hapur dhe i sinqertë në lidhje me mendimet dhe ndjenjat tuaja, mund të krijoni lidhje të mirëfillta me njerëzit e tjerë.