Showbiz

Nora Istrefi padit Robert Berishën për tradhëti?!

Vetë artisti Robert Berisha konfirmoi atë çfarë është aluduar prej kohësh në media, që ai dhe Nora nuk janë më bashkë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai u shpreh se dashuria e tyre ka përfunduar por ata do të vazhdojnë të jenë miq deri në vdekje dhe prindër të devotshëm për vogëlushen e tyre Renee.

Megjithatë, burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj me akuzën se ai ka patur një lidhje jashtëmartesore.

Nora ende nuk ka reaguar kundrejt këtyre aludimeve madje as rreth ndarjes.