Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Nuk e kuptoj se si një burrë…”/Komenti që ‘penalizoi’ Pierce Brosnan për rolin e Batman!

“Batman” mund të dukej shumë ndryshe nëse nuk do të ishte për komentin që Pierce Brosnan bëri. Gjatë një paraqitje në “The Tonight Show”, 69-vjeçari tregoi se kishte marrë pjesë në audicion për hitin e Tim Burton të vitit 1989. “Vendosa ta luaj Batmanin që në kohën kur Tim Burton po e bënte atë. Natyrisht, nuk e mora punën”, i tha aktori irlandez prezantuesit Jimmy Fallon.

Më kujtohet që i thashë një budallallëk Tim Burtonit, i thashë: ‘Ti e di se nuk do të mund ta kuptoja asnjë burrë që vesh të brendshme mbi pantallona dhe kështu… më i miri e mori punën.’

Roli përfundimisht asokohe shkoi për Michael Keaton, i cili më vonë e përsëriti në vazhdimin “Batman Returns” në 1992. Megjithatë, nuk ishte aq keq për Brosnan, pasi ai mori rolin që i ndryshoi karrierën, atë të James Bond. Aktori luajti rolin ikonik të agjentit ‘007’ në katër filma, nga viti 1995 deri në largimin e tij në vitin 2002.

Aktori është pyetur më herët se kush duhet ta zëvendësojë Daniel Craig në rolin ikonik, ndërsa përgjigja e tij për revistën GQ ishte se nuk i intereson për këtë gjë, por se i uroi sukses kujtdo që e luan agjentin sekret. Bota e njihte atë si James Bond, por pas suksesit dhe famës fshihet një histori tragjedie.

Pierce Brosnan humbi gruan e tij të parë nga kanceri, por i rriti fëmijët e tij i vetëm. Vite më vonë jeta i mori vajzën e vetme për shkak të së njëjtës sëmundje. Por fati e kishte parashikuar një fillim të ri. Ne duam t’ju tregojmë historinë e aktorit irlandez i cili i kaloi të gjitha betejat e tij me gjënë më të rëndësishme: dashurinë për familjen.