Celebrities Music Showbiz

Nuk e paskemi ditur, Drake qenka shpatulla ku Adele mund të mbështetet gjithmonë!

Është e vështirë për t’u besuar se Adele dhe Drake, të cilët vijnë nga anët e kundërta të Oqeanit Atlantik dhe nuk kanë bashkëpunuar kurrë në projekte muzikore, janë në të vërtetë miq të ngushtë. Por herë pas here na e kujtojnë këtë gjë dhe kështu ndodhi dhe së fundmi.

Ndërsa Adele përgatitej të publikonte albumin e ri të parashikuar, “30”, Drake doli të ishte një nga mbështetësit e saj më të zjarrtë, publikisht dhe prapa syve të publikut. Reperi fjalë për fjalë iu referua Adele si “një nga miqtë e tij më të mirë në botë” në muajin tetor, kur ai promovoi këngën e saj “Easy On Me”, në Instagram rreth kohës së publikimit.

Më vonë mësuam se Adele luajti privatisht albumin “30” për Drake një vit më parë, me shpresën për të marrë komentet e tij. Adele foli më shumë për lidhjen që ajo dhe Drake ndajnë gjatë një interviste të fundit me “Q”, një shfaqje në “Radio CBC” dhe ndau disa mendime se pse të dy e kuptojnë aq mirë njëri-tjetrin.

Ne jemi një racë që po vdes. Unë nuk mendoj se do të ketë shumë prej nesh përsëri në krye duke e bërë atë ashtu siç po e bënim ne. Ne dolëm përpara transmetimit. Ne dolëm përpara të gjitha furisë së mediave sociale si përshembull, “Ke pesë sekonda për të na argëtuar; përndryshe, dil jashtë”. Ne kemi ekzistuar në shkollën e vjetër të industrisë që jemi rritur duke e parë dhe duke aspiruar të jemi pjesë.

Adele vazhdoi ta quante miqësinë që ajo ka kultivuar me Drake gjatë viteve “një nga dhuratat më të mëdha”, pasi statuset e tyre të krahasueshme të superyjeve i kanë dhënë vetes përvoja të ngjashme jetësore.

Të kesh qasje me dikë tjetër që e di saktësisht se si është të jesh në një pozicion të caktuar ndonjëherë… Nëse përpiqem të flas me një nga miqtë e mi të tjerë për këtë, ata nuk do ta kenë idenë se për çfarë po flas. Unë mund t’i them diçka Drake dhe ai nuk do të më gjykojë për këtë, e dini? Pra, të kem akses me dikë që është në të njëjtin pozicion si unë, është një nga dhuratat më të mëdha të të gjithë karrierës sime.