Horoskopi Lifestyle

Nuk ka ‘lojëra fjalësh’ me gratë e lindura në këtë shenjë!

Nëse një grua e shenjës së Luanit nuk merr atë që dëshiron, dikush do të lëndohet. Të paktën këtë pohojnë astrologët. Ajo do ta shprehë qartë zemërimin e saj dhe ju leverdis të mos bëni ‘lojëra fjalësh’ me të. Mendohuni mirë përpara se të filloni një lidhje me këtë shenjë. Megjithatë, sapo të fitoni zemrën e saj, ajo do t’ju dojë pa kushte. Do ta shijojë vërtet shumë të qënit qendra e vëmendjes për ju, por mos i qëndroni pranë kur i shpërthen zemërimi, largohuni derisa të qetësohet.

Ndërkaq, gratë e shenjës së Demit mund të joshin këdo që duan, ndërsa meshkujt konsiderohen si më të aftët në shtrat. Ata njihen si persona të pasionuar. Për gratë, flirtimi është pjesë e përditshmërisë. Edhe pse u pëlqen të bëjnë komplimente, nuk u pëlqen shumë t’i marrin, sepse janë mjaft të sigurta në vetvete.

Vetëbesimi i tyre i ndihmon të fitojnë mbi të gjithë ndërsa, nga ana tjetër, është e pamundur t’i bësh për vete nëse nuk je interesant për ta. Për sa u përket meshkujve të lindur në këtë shenjë, joshja është më e lehtë për ta sesa shenjat e tjera të zodiakut dhe gjithashtu kanë një reputacion të justifikuar se janë të mirë në shtrat.

Zakonisht ndodh që ne të projektojmë te personi që kemi një pëlqim apo që kemi rënë në dashuri ato virtyte dhe ato vlera që në fakt ai nuk i zotëron. Në njëfarë mënyre ne përpiqemi të shohim gjithmonë të mirat dhe të anashkalojmë të këqijat. Ekziston një shenjë e zodiakut e cila e ka më të theksuar këtë veti dhe zakonisht bie në dashuri me personin e gabuar.