Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ngele cep pa hedhur vrerë…” Ardit Çuni shpërthen ndaj Einxhel Shkirës!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Në qendër të vëmendjes janë jo vetëm banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por gjithashtu  edhe ata që janë larguar duke humbur kështu garën për çmimin e madh. Shpesh i shohim ish- banorët të ftuar në studio të ndryshme televizive, ku çdo deklaratë e tyre ngjall interes.

Së fundmi ka qën Ardit Çuni ai që ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e publikut me një ‘shpërthim’ në Instastory kundrejt Einxhelit. Duket se loja e banores brenda shtëpisë nuk po i pëlqen fare këngëtarit.

Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar!

Rikujtojmë se, në nominim nga votat e banorëve, janë Claudio dhe Iliri. Teksa “Big Brother” pa dijeninë e banorëve hapi një televotim për dy më të preferuarit, të cilët do të zgjidhnin për të çuar nga një banor në nominim krahas dy të votuarve. Të preferuarit e publikut dolën Iliri dhe Donaldi. Balerini zgjodhi të çojë në nominim Einxhel, ndërsa Donaldi zgjodhi Arjolën.