Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ta fal kurrë largimin e Efit…”. mos ndoshta qëllimi i rradhës për Luizin është eleminimi Deas?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Teksa ka biseduar me Dean në oborr ditën e sotme, Luizi përsëri i ka thënë se do ta nxjerrë jashtë shtëpisë sepse nuk e ka harruar që Dea nxorri në nominim Kiarën dhe Efin dhe Efi u eleminua. Dea u shpreh se qëllimi i të gjithëve është të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë, por Luizi tha se ai nuk ka asgjë me askënd, por vetëm me atë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar në “BBV” teksa sulmi terrorist në Top Channel, ka shkaktuar stres dhe frikë te banorët. Si pasojë e kësaj, secili prej tyre ka komunikuar përmes një telefonate me një të afërm. Telefonata e Luizit ishte me mamanë e tij