Showbiz

Oriola dhe Erosi do të ecin drejt altarit?!

Aludimet për një lidhje mes tyre nisën gjatë karantinës kur u zbulua torta që Oriola Marashi i kishte bërë për ditëlindje Eros Grezdas.

Këto zëra qëlluan në shenjë pasi tani dyshja e njohur po shijojnë lidhjen e tyre madje janë dhe me pushime së bashku jashtë kufinjve.

Së fundmi gjithashtu spekulohet se futbollisti i ka propozuar për martesë modeles bukuroshe por fakti që ata nuk janë aktivë së bashku në rrjetet sociale ky detaj ka mbetur nën hijen e dyshimit.

Çifti i shumëpërfolur rrallëherë postojnë foto apo video me njëri-tjetrin pasi marrëdhënien e tyre duan ta mbajnë sa më private, megjithatë pas thashethemeve për martesë ata kanë postuar një video ku Erosi shihet duke i dhënë një puthje në faqe Oriolës.