Rajoni

Pamje me dron/ Momenti i largimit të dhjetëra sulmuesve serbë nga Manastiri i Banjskës

Mediat në Kosovë kanë publikuar një video me dron të një grupi në Zveçan që largohen nga Banjaska, të cilët dyshohet të jenë sulmuesit serbë, ndërsa kanë cituar agjencinë e lajmeve Associated Press.

Pamjet e bëra me dron, pasqyrojnë të gjitha lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës.

Rreth 30 persona të maskuar me uniforma ushtarake u larguan në manastir pasi hapën zjarr ndaj një patrulle policie pranë fshatit Banjska në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke vrarë policin Afrim Bunjaku dhe plagosur një tjetër.

Ata thyen portat e manastirit me një transportues të blinduar të personelit përpara se të futeshin brenda.

Përplasja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën në këmbë të dielën në mbrëmje.

Tre nga personat e armatosur u qëlluan dhe u vranë nga Policia e Kosovës.

Policia sekuestroi automjetet e përdorura nga personat e armatosur të cilat përmbanin një arsenal armësh zjarri të kalibrave të ndryshëm, eksploziv, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.