Auto & Moto

Pamje nga furgoni elektrik i Porsche që nuk u prodhua kurrë!

Jo më pak se 15 koncepte u zbuluan në vitin 2023 bashkë me librin “Porsche Unseen”. Por, pa asnjë dyshim koncepti më interesant ishte furgoni elektrik Vision Renndienst. Porsche së fundmi ka publikuar një video ku na jep mundësinë e rrallë për t’u njohur më mirë me furgonin dhe brendësinë e tij të veçantë.

Renndienst duket se është shumë më praktik se të tjerët, me një sedilje shoferi, sedilje në rreshtin e mesëm dhe tre vende tjera pas tij. Ky furgon ka vetëm një derë të vetme në njërën anë dhe dy në anën tjetër. Koncepti elektrik padyshim cilësohet të jetë si produkti më emocionues i cili ende nuk është prodhuar.