Aktualitet

Panik në Shkodër, një person hapi zjarr në lagjen Xhabie/Nuk ka të lënduar!

Panik në Shkodër ku në orët e mbrëmjes, pati të shtëna me armë zjarri,  në lagjen Xhabie të qytetit verior. Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar. Paraprakisht, mësohet se një person të cilit nga policia i jepen inicialet N.M, qëlloi me armë zjarri ndërsa qarkullonte me një automjet dhe më pas u largua.

Nga uniformat blu raportohet se po punohet për ta kapur dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së një nate më parë.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N.M.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.