Aktualitet Politikë

2 Prilli, Flamur Noka nga Shkodra: Revoltat duhen kthyer në kryengritje…

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të martirëve të 2 Prillit 1991, tha se ‘revoltat duhen kthyer në kryengritje’.

Ndërsa kujtojmë se tashmë opozita është kthyer në Kuvend pas marrëveshjes për komisionet me PS, Noka i ka bërë apel shqiptarëve se është koha të ngrihemi, është koha të përballemi”.

“Është koha që revoltën e shqiptarëve ta kthejmë në kryengritje dhe t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat duhet të vijnë nëpërmjet një qeverie teknike, e cila krijon besim mes palëve”, tha Noka.

“Sot është dita kur shkodranët, qytetaria shkodrane u ngrit kundër diktaturës. 2 Prilli është një ditë që tregon edhe fytyrën gjakatare të regjimeve. Dhe ne ishim këtu sot në Shkodër dhe në memorialin e 2 Prillit për të përkujtuar këtë ditë historike, për të përkujtuar dhe shprehur mirënjohjen dhe respektin për veprën e katër martirëve të 2 Prillit dhe mirënjohje për qytetarinë shkodrane, e cila i ka dhënë një leksion të madh shoqërisë shqiptare.

Leksion që është adekuat edhe sot, që regjimet duan përballje. Regjimet duan të menaxhohet revolta popullore dhe të shndërrohet në kryengritje. Regjimet rrëzohen me sakrificë. Dikur u desh një përballje përpara 33 vitesh me një regjim ideologjik, që ishte regjimi komunist. Sot Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka përballë një regjim edhe më të rrezikshëm, regjimin e mafies, bandave dhe krimit.

Dhe nga ky shesh i 2 Prillit, i bëjmë apel edhe qytetarisë shkodrane dhe gjithë shqiptarëve se është koha të ngrihemi, është koha të përballemi.

Është koha që revoltën e shqiptarëve ta kthejmë në kryengritje dhe t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat duhet të vijnë nëpërmjet një qeverie teknike, e cila krijon besim mes palëve”, tha Noka.