Showbiz

Para se të humbiste betejën me sëmundjen e rëndë, Kelly Preston vazhdonte të aktronte

Ditën e kaluar e gjithë bota u shokua nga humbja e papritur e aktores dhe modeles së famshme Kelly Preston.

Artistja e ndjerë humbi jetën në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Bashkëshortja e John Travolta pak kohë para se humbiste jetën vazhdoi të punonte si aktore.

Puna e saj e fundit është në filmin e regjisorit Jules Williamson, komedia “Off the Rails”. Ajo ishte e lumtur që edhe pse po luftonte me një sëmundje të rëndë të ishte në setin e xhirimeve duke bërë punën e saj që e adhuronte aq shumë.