Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Parfumi që përdor ylli i pasarelave, Gigi Hadid!

Me siguri e pyesni veten vazhdimisht se çfarë parfumi përdorin yjet tuaj të preferuar nga bota e shoëbiz-it dhe jo vetëm. Së fundmi ne kemi zbuluar se çfarë parfumi përdor supermodelja e njohur dhe një nga modelet më të bukura në botë, Gigi Hadid. Erin Parsons, e njohur si grimierja e Hadid, ndau në TikTok kombinimin aktual të aromave të supermodeles. Ajo u shpreh se:

Kam punuar me Gigi Hadid kohët e fundit dhe ajo kishte erë kaq të mirë. Ajo më tha se përdor My Burberry [Black] dhe e vendos atë me Lily Aldridge Haven. Është më shumë një “aromë lëkure” dhe ka erë sikur po ecni nëpër një kopsht me trëndafila dhe portokall.

My Burberry Black është i mbushur me jasemin dhe trëndafil i ëmbël, ndërsa Haven është me mandarinë, lule bozhure të sapoçelura dhe myshqe druri. Rikujtojmë, se Gigi në vitin 2020 u bë nënë e një vajze të cilën e quajti, Khai Hadid Malik, e të cilën e ka me këngëtarin, Zayn Malik. Ylli i pasarelave ka dhënë edhe një intervistë për “Elle” dhe në një moment shpërtheu në lot kur u pyet se si e menaxhonte famën. Ndërkaq, prej disa kohësh qarkulluan lajmet se Hadid ishte në një romancë me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio.