Health & Beauty

Parukierët e VIP-ave tregojnë nëse e dëmton apo jo boja përgjithmonë flokun tuaj!

Lyerja e flokëve vjen me një masë dëmtimi, dukeqënëse boja e flokëve ka përbërës kimik. E njëjta gjë ndodh edhe me lyerjen e flokëve për të ‘zbardhur’ ngjyrën, e cila e hollon flokun. Por, a e dëmton përgjithmonë flokun tonë lyerja e tyre? Përgjigja varet nga ngjyra që ju përdorni, sa rëndë e ngjyrosni flokun tuaj dhe si kujdeseni për të, sidomos pas lyerjes.

Sipas parukierëve të yjeve të famshëm, përgjigja është që po, lyerja e dëmton flokun tuaj. Në fund të fundit, po vendosni një sërë kimikatesh në flokun tuaj për ta ndryshuar tërësisht atë. Megjithatë, nëse siguroheni që të shkoni tek një parukier i mirë që di se si ta trajtojë flokun tuaj, atëherë dëmi është minimal.

Nëse ndjeni se flokët tuaj janë dëmtuar pas lyerjes, atëherë mund të kryeni disa trajtime për ta rigjeneruar atë. Rregulli bazë për të mos e shkatërruar plotësisht flokun tuaj është të qëndroni në dy ngjyrat dhe hijet bazë natyrale tuajat. Fatkeqësisht po, kjo do të thotë se nuk mund të ktheheni nga flokët e zeza që ju japin një pamje ‘të egër’ në një bjonde lozonjare.

Mënyra më e mirë për të mos dëmtuar flokun tuaj është duke e ndryshuar hijen e tyre pak nga pak.