Showbiz

Pas 1 viti aludimesh, Zayn konfirmon bashkëpunimin me Nicki Minaj

Më në fund Zayn Malik ka konfirmuar bashkëpunimin e shumëpritur me Nicki Minaj.

Me anë të një video 8 sekondshe të postuar në rrjetin social Twitter, ish pjesëtari i “One Direction” ka zbuluar një pjesë shumë të shkurtër të këtij projekti muzikor në fund të të cilit reperja dëgjohet duke cituar fazën e saj të famshme “Young Money”.

Prej një viti fansat e britanikut kanë aluduar për këtë bashkim të dyshes por asnjëri nga ata nuk ka pranuar të flasë. Zayn ka zbuluar se kjo prurje e re do të publikohet ditën e nesërme por nuk e ka treguar titullin e saj.