Sport

Refuzime të njëpasnjëshme, Bayern gati për alternativën më ekstreme në stol!

Drejtuesit e Bayern Munich po vuajnë shumë për të emëruar pasuesin e Thomas Tuchel. Refuzimet për drejtuesit bavarezë kanë qenë të ndryshëm nga Nagelsmann, Xabi Alonso, Rangnick dhe së fundmi Roger Schmidt i Benficës. Të gjendura para kësaj situate të jashtëzakonshme, drejtuesit e Bayern po mendojnë për një ide revolucionare.

Thomas Muller, me këtë të fundit që është gati të mbajë statusin e futbollistit dhe të trajnerit njëkohësisht. Sulmuesi përfaqëson në maksimum identitetin e Bayern Munich. Në këtë formë, Muller mund të vazhdonte futbollin aktiv edhe për një tjetër sezon, e më pas t’i dedikohej karrierës si trajner apo si drejtues tek Bayern.

Nëse kjo ide konkretizohet, atëherë së bashku me Muller në pankinë si ndihmës i 34-vjeçarit do të ishte edhe Hermann Gerland, një figurë e shquar në radhët e bavarezëve që mban edhe postin e përgjegjësit për sektorin e të rinjve.

Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Trajneri shprehet se tashmë nuk ia vlen më që palët të ulen dhe të bisedojnë sërish, sidomos kur drejtuesit e klubit po kërkojnë prej kohësh një tjetër teknik.

“Kemi arritur që të biem dakord dhe të mbyllim kontratën, kjo tashmë është një fakt. Prej momentit kur vendosëm të ndaheshim, drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri. Ndoshta, këtë kishin nisur ta bënin edhe përpara se të flisnin dhe të ndaheshin zyrtarisht nga unë.

Mendoj se nuk do të ishte korrekte që drejtuesit e Bayern të vinin sërish tek unë dhe të më kërkonin që të qëndroja. Unë jam shumë i qartë sa i takon vendimit tim”, u shpreh Tuchel.