Showbiz

Pas “Leaving Neverland” edhe Barbara Streisand flet kundra Michael Jackson

Që pas publikimit të dokumentarit famëkeq kundrejt Michael Jackson, “Leaving Neverland” shumë stacione radiofonike kanë refuzuar të transmetojnë këngët e tij.

Së fundmi edhe disa nga kolegët e këngëtarit të ndjerë kanë folur kundra e tij duke përfshirë edhe mikeshën e tij Barbara Streisand.

Aktorja ka bërë një deklaratë ku është shprehur se i beson këto akuza por ato nuk duhen marrë aq seriozisht saç shfaqen në dokumentar.

Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga publiku dhe fansat e zjarrtë të Jackson të cilët kanë reaguar ashpër kundrejt saj.

Sipas fansave që ende besojnë në shpirtin dhe muzikën e Michael, ky dokumentar nuk ka asnjë fakt konkret mbi akuzat e viktimave të supozuara.