Showbiz

Pas problemeve të shumta shëndetësore, shuhet Gigi Proietti!

Arti italian është në zi. Sot në 80-vjetorin e lindjes u shua Gigi Proietti, i shtruar prej ditësh në një klinikë për shkak të problemeve me zemrën dhe shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm. Në karrierën e gjatë mbi 50-vjeçare, të cilën e nisi si këngëtar, Proietti i lindur në Romë në vitin 1940, spikati si mjeshtri i kinemasë, teatrit e televizionit.

Gjithashtu regjistroi 10 albume muzikorë si solist e drejtoi 8 shfaqje operistike. Proietti lë pas bashkëshorten dhe dy vajzat. Aktiviteti i tij përfshin 42 filma, 51 shfaqje teatrale përfshirë 37 si regjisor, ndërsa regjistroi 10 albume solo dhe drejtoi 8 opera.

Ai u nda nga jeta pikërisht në 80-vjetorin e lindjes së tij, një datë që e ka ironizuar gjithmonë edhe në intervista të ndryshme.

“Çfarë duhet të bëjmë? Data është ajo që është, 2 nëntori, nuk mund të them se më pëlqen.” – u shpreh ai para disa kohësh për median italiane.