Film & Tv Showbiz

Për të gjithë fansat e serialit “Peaky Blinders”, shumë shpejt vjen dhe si film!

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham dhe shefit të saj, Tommy Shelby i portretizuar nga aktori Cillian Murphy. Historia e gangsterit në serialin “Peaky Blinders” ka bërë për vete të gjithë botën. Deri tani, ky serial ka 5 sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit dhe fatkeqësisht pandemia COVID-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, aq sa u mendua se nuk do të kishte më një të tillë.

Mirëpo, lajmi i mirë është se po vjen një sezon i gjashtë i “Peaky Blinders” për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim. Po ashtu, fansat e këtij seriali do të mërziten me lajmin se sezoni i 6-të do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight.

Tashmë sipas “Variety”, seriali i famshëm “Peaky Blinders ” do të bëhet edhe film. Seriali i suksesshëm i BBC dhe HBO Max do të përfundojë pas filmit artistik që do të ndjekë sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit, konfirmoi të enjten krijuesi, Steven Knight. Duke folur në një panel të Festivalit të Filmit të Londrës për shkrimin në të gjitha zhanret, Knight tha se sezoni i gjashtë është xhiruar dhe gati plotësisht i redaktuar.

“Variety” raporton se krijuesi Steven Knight ka deklaruar se finalja e filmit në do të fillojë xhirimet në 18 muaj dhe pritet të publikohet në vitin 2023. Ai u shpreh:

Pas përfundimit të sezonit të gjashtë do të shkruaj për filmin që do të xhirohet në Birmingham. Dhe ky ndoshta do të jetë fundi i rrugës për “Peaky Blinders”, siç e njohim ne.

Xhirimet e sezonit të gjashtë janë drejt përfundimit, teksa ende nuk ka një datë të publikimit, ai pritet të lançohet në fund të këtij viti ose në muajt e parë të vitit 2022.