Lifestyle

Përbëresi “magjik” i cili pastron mrekullisht mikrovalën tuaj!

Mikrovala është një pajisje e mrekullueshme që na kursen kohë të paçmuar. Ushqimi nxehet më shpejt në të sesa në sobë ose në furrë dhe nuk keni nevojë të kontrolloni procesin. Thjesht zgjidhni mënyrën, vendosni kohëmatësin dhe mund të prisni vaktin tuaj të ardhshëm. Por jo të gjitha pjatat janë miqësore me mikrovalët. Disa prej tyre mund të përkeqësohen gjatë procesit të gatimit ndërsa të tjerët mund të formojnë substanca të dëmshme për shëndetin tonë. Për disa nga produktet mikrovala është një armik i vërtetë.

Ndërkaq, për disa njerëz pastrimi i mikrovalës është një detyrë mjaft komplekse. Njollat apo grimcat e ushqimeve shpeshherë mbesin prapa derës së mbyllur të mikrovalës dhe shpeshherë ju harroni t’i pastroni. Gjithçka që ju duhet është një limon, një tas dhe një 1 leckë pastrimi. Filloni duke derdhur gjysmë gote ujë në tas, pastaj prejeni limonin në dysh, shtrydhni dy pjesët në tas, por edhe hidhni dy copat e limonit në atë tas.

Sapo ta keni përfunduar këtë proces, futeni tasin në mikrovalë dhe ndizeni mikrovalën për 3 minuta apo derisa të vlojë uji. Pasi të vlojë uji, lëreni tasin në mikrovalë edhe 5 minuta tjerë në mënyrë që aciditeti i limonit dhe avulli i ujit t’i zbusin të gjitha njollat nga ushqimet. Kur të kenë përfunduar 5 minuta, largojeni tasin nga mikrovala. Në këtë pikë, limoni e ka kryer shumicën e punës, ju thjesht duhet ta pastroni mikrovalën me leckë.