Aktualitet

Përditësohet bilanci, shifra të njëjta edhe 24 orëshin e fundit!

Sërish për të dytën ditë radhazi Shqipëria regjistron 1 viktimë dhe 12 raste të reja nga COVID-19.

Viktima ishte një 61-vjeçar në Prrenjasi kurse rastet ishin shpërndarë në 6 qytete ku Tirana kryesonte me 5 të tilla.

Ndërkaq, 93 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në spitale vijojnë trajtimin 42 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.