Rajoni

Përplasjet në veri, Kurti: Nuk tërhiqemi, më vjen keq për serbët që detyrohen të dalin në protesta

Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur një seanca të jashtëzakonshme për situatën e tensionuar në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se ata vendosën të shtyjnë zgjedhjet në veri së bashku me ndërkombëtarët për shkak të sigurisë në vend.

Ai u shpreh se pranuan rekomandimet e QUINT, duke shtuar se po në atë ditë në veri vendosen 16 barrikada nga njerëz të krimit.

Kurti tha se zgjedhjet më 23 prill duhet të mbaheshin pasi nuk mund të shtyheshin më dhe më 19 prill Escobar është shprehur se do të njohë këto zgjedhje dh se shpresonte që serbët më pas do të kthehen në institucioneve.

Ai tha se përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë braktisur të gjithë institucionet dhe se vijnë në parlament vetëm për të të marrë rrogat.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

“Shteteve aleate të QUINT-it ua pranuan kërkesën dhe vendimin për shtyrje të cilin e dakorduam bashkarisht. Ishte një vendim me të cilin pajtoheshim marrë parasysh vendimin e organeve të sigurisë. Më 10 dhjetor, me urdhër të Presidentit të Serbisë u vendosën barrikada në veri, ishte e qartë se plani për dorëheqje i Listës Serbe kishte qëllimin për destabilizim me barrikada. I patëm mbyllur 16 rrugë ilegale e ata u përgjigjën me 16 barrikada.

Zgjedhjet u shtynë njëherë, nuk mund të shtyhen më. Më 19 prill Gabriel Escobar deklaroi se SHBA do t’i njohë rezultatet edhe pse serbët do t’i bojkotojnë ato. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues, do t’i njohim rezultatet u bëjmë thirrje serbëve të kthehen në institucione.

Më 20 prill presidenti i Serbisë bëri thirrje që nuk do marrin serbët në zgjedhje, Lista Serbe thotë se do t’i bojkotojnë. Aleksandar Jabllanoviq u tërhoq nga gara, po të mos dorëhiqej do të ishte kryetar i Leposaviqit.

Zgjedhjet u mbajtën asnjë incident. Erden Atiq e bën betimin asnjë incident. Tre kryetarët bëjnë betimin, asnjë incident. Kur shkojnë në punë, serbët e pengojnë shkuarjen atje.

Duhet të them se përcjellja e kryetarëve me masa të sigurisë është vlerësim i institucioneve, mendoj që kanë vlerësuar drejtë. Në ditët në vijim u pa që u vlerësuar drejtë. Po të mos ishte ashtu do të kishim kryetarë të komunave që do të goditeshin nga protestuesit.

Po e them këtë që të shumtë janë ata, që praninë e policisë e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk ka nevojë, sepse nuk është me forcë është e Republikës së Kosovës, është zyra e tij. Nuk ka pasur arsye që të hyhet me forcë në ndërtesë, për ata që e shohin sekondin kur hyn në komunë, shihet nga personat e rrethuar.

Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri, kjo braktisje është pasuar me brakstsje të procesit zgjedhor, pastaj me protesta, ata i kanë braktisë ndërtesat e dinë që nuk të tyre, por në momentin që hyn kryetari po shkaktojnë pengesa, ata i kanë braktisë. Unë kam pasur hall që kur të vjen puna me hy kryetari në komunë, se çka do të bëjnë serbët që janë në addministratë, por ata i kanë braktisë. Po natyrisht që shkon kryetari.

Fakti që ka pasur pengesë, prezenca e policisë ka qenë e justifikuar. Dhe nëse e vëreni fiskutimin që ka me protestuesit, thotë se kemi nevojë për korridor për qasje, kur nuk krijohet mundësia normalisht që na duhet qasje.

Një aset të braktisur prej tyre që shtiren se zgjedhjet ishin ilegale.

Kemi datën 29 maj, të hënën e kësaj jave, ku një pjesë e madhe e bandave kriminale ishin në tubinin e Vuçiç. Plani ishti mirë i organizuar dhe kishte autor dhe ishte Beogradi. Që paralajmëronte eskalim nëse kryetarët shkojnë atje ose policia nuk tërhiqej,m kështu u mobilizua Beogradi.

Duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj, ajo që mungonte është deklarata se në përputhje me procesin që të mos pengohet puna e kryetarëve deri në zgjedhjet tjera.

Ne kemi vepruar në përputhje me interesat kushtetusese, kjo tregon që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me ndërkombëtarët.

Pasuria e objekteve publike të Kosovës është se ndërtesat janë të Republikës së Kosovës e ato janë të qytetarëve.

Jam i vetëdijshëm që shumë qytetarë serbë për shkak të presionit të Beogradit shumë prej tyre sëhërbejnë si mburojë për grupet kriminale.

Nëse vëreni me kujdes në Zvecan mblidhen me disa qindra, në Leposaviq e Zubin Potok dhjetëra, ne shqiptarët kemi përvojë ku shprehim pakënqësi në protesta e ato vijnë prej poshtë. Këto vijnë prej lartë, nuk është vullnet i popullit është direktivë e Beogradit. Më vjen keq për qyetarët serbë që duhet të dalin në këto protesta, sepse janë më të palirë në RKS. Pikërisht ai që del e shpreh pakënaqësi ai është më i palirë, jo për shkak të Prishtinës, por për shkak të Beogradit. Ata duhet të lirohen nga milicia fashiste.

Unë ndjej keqardhje për sulmet ndaj anëtarëve të Policisë e ushtarëve të KFORit dhe gazetarë dhe e shpreh mirënjohjen time për ta. Besoj që ka shumë gjëra ku mund të mos pajtohemi, ama është republika, kushtetuta ku jemi një”-tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.