Showbiz

Përse performanca e Ava Max në “MTV EMA” u kritikua nga publiku?!

Ava Max ishte shqiptarja e radhës e cila na bëri krenarë me performancën e saj të parë në “MTV EMA 2019”.

Ylli i muzikës pop performoi dy nga këngët e saj më të njohura siç janë; “Sweet but Psycho” dhe “Torn” me të cilat është bërë e njohur në industrinë e muzikës.

Megjithëse u vlerësua për vokalin e fuqishëm live, shumë persona vunë re se Ava ishte shumë nervoze në skenë që bëri që ajo të mos jepte maksimumin në performancë.

Të gjithë ishin të mendimit se pranë saj duhet të ishin disa kërcimtarë që ajo të mos ndihej vetëm në një skenë aq të madhe. E gjithë skena dukej bosh ndërkohë që Ava përpiqej të interpretonte me siklet pasi sytë ishin vetëm mbi të.

Koreografia e saj u kritikua nga publiku të cilët nuk mbetën të kënaqur nga ajo çfarë panë.