Aktualitet

Pezullohet gjyqi për Ahmetajn! Çështja “Buka”, pezullimi do të zgjasë për një vit!

Gjykata antikorrupsion pezulloi gjykimin për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre.

Gjyqtari Erjon Cela konstatoi se avokati mbrojtës i ish-funksionarit kishte prokurorë përfaqësimi për të akuzuarin vetëm për dosjen e inceneratorëve dhe jo për këtë gjykim.

Nga cfarë u relatua në process, Henrik Ligori si mbrojtës pohoi gjykata , dorëzoi prokurën që përfaqësonte të akuzuarin Ahmetaj, i cili i jepte tagrat e përfaqësimit me një firmë që daton në 14 mars 2023.

Ndërkohë që rezulton se akuza ndaj Arben Ahmetaj për cështjen e privatizimit të ish ndërmarrjes shtetërore buka u ngrit vjeshtën e 2023, dhe për gjykatën neni 352 e ndalon gjykimin në mungesë nëse i dyshuari nuk ka marrë dijeni personalisht. Pezullimi i gjykimit me urdhër të gjykatës do të zgjasë një vit.

Gjatë kësaj periudhe policia gjyqësore duhet të vijojë kërkimet për të kërkuarin Arben Ahmetaj ndaj të cilit ka masë sigurie arrest me burg. Me rifillimin e procesit nëse Arben Ahmetaj nuk gjendet deri atëherë, gjykata deklaron mungesën e tij. Ish zëvendës kryeministri në arrati u kallzua nga familja Myderrizi të cilët humbën pronën. Ndërkohë që për këtë dosje SPAK ka vecuar hetimet edhe për persona të tjerë midis tyre dhe përmbarues.