Celebrities Gossip Music Showbiz

Pjesë e turneut botëror të artistes Billie Eilish nuk janë vetëm fansat e saj, por edhe yjet e njohur të kinematografisë!

Me turin e saj botëror “Happier Than Ever” tani të gjithë janë në lëvizje të plotë sepse njerëzit në mbarë Evropën dhe Amerikën e Veriut po shkojnë në arenat e tyre lokale për të blerë edhe ato pak bileta të mbetura dhe për të parë performancën e aritstes së njohur Billie Eilish.

Në një nga shfaqjet e saj të fundit në Çikago, audienca përfshiu të paktën edh dy yje që ndoshta do t’i njihni. Deepti Vempati dhe Kyle Abrams, me famë nga “Love Is Blind”, morën pjesë së bashku në koncert. Ata që i njohin tashmë e dinë se Deepti dhe Kyle u shfaqën në sezonin e dytë të serialit, i cili u shfaq premierë në “Netflix” muajin e kaluar. Edhe pse nuk përfunduan bashkë gjatë xhirimeve, që atëherë ata kanë filluar të eksplorojnë një lidhje romantike që e ka origjinën në xhirime.

Gjithsesi, Deepti dhe Kyle morën pjesë në turneun e Billie-t “Happier Than Ever” dhe natën tjetër dhe postuan për mbrëmjen e tyre në rrjetet sociale. Klipi ose më saktë videoja e shkurtër u hodh në InstaStory nga Deepti nga ku edhe kishte shkruar dhe kishte shprehur se ndihej jashtëzakonisht e lumtur që kishte marrë pjesë atë mbrëmjen në koncertin e saj madhështor.

Nuk mungoi as reagimi i artistes 20-vjeçare e cila e ripostoi videon dhe shkroi “Deeptiii”. Mesa duket edhe Billie e ka ndjekur sezonin e dytë të “Love Is Blind” ashtu si shumë fansa të tjerë.

Vlen të rikujtojmë gjithashtu se Billie Eilish kohët e fundit foli për arritjen e famës në një moshë të re. Muzikantja 20-vjeçare tha për revistën “V Magazine” se jeta e saj “ndihet njësoj” që kur kënga e saj debutuese “Ocean Eyes” u bë virale në 2015. Kjo është kryesisht falë shtëpisë së saj të fëmijërisë, për të cilën ajo tha se nuk ka ndryshuar prej vitesh.

Marrëdhënia ime me shtëpinë time nuk ka ndryshuar, ashtu si me prindërit dhe vëllain tim. Mendoj se është pak e mërzitshme për disa njerëz që janë rritur me mua ose që nuk më kanë parë për një kohë të gjatë. [Ata] vijnë të na shohin dhe shohin se është saktësisht e njëjta gjë. Është sikur ke hyrë këtu dhe është viti 2003.