Aktualitet

Po shkonte drejt një vendngjarjeje në Koplik, humb jetën në aksident efektivi i policisë!

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e Koplikut. Viktimë ka mbetur efektivi i policisë Jakup Reka i cili u përplas nga një makinë sapo zbriti nga automjeti i tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivi i policisë Jakup Reka po shkonte drejt një vendngjarje.

Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit me inicialet E.Z., i cili aksidentoi efektivin.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.