Showbiz

Pornografia i shpëtoi jetën?! Rrëfehet vajza e regjisorit të famshëm

Në fillim të këtij viti, në një intervistë për “The Sun”, Mikaela Spielberg, vajza e birësuar e regjisorit të famshëm të Hollivudit, Steven Spielberg, kishte shprehur dëshirën për të ndjekur një karrierë në botën e pornografisë. Ajo tregon në një bisedë me “Daily Beast” se ëndrra e saj është realizuar dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në jetën e saj.

Mikaela Spielberg shprehet se pikërisht ky rrugëtim që ajo ka zgjedhur ka qenë një forcë shëruese në jetën e saj. 24-vjeçarja, “pushtoi” titujt e mediave pas një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj në atë kohë, Chuck Pankow, i cili ishte 27 vite më i madh. Mes akuzave për dhunë në familje, Mikaela luftoi me abuzimin me substancat narkotike, depresionin, ankthin dhe pothuajse mbeti e pastrehë.

Së fundmi, ajo pranoi se puna në pornografi e ka shëruar nga e kaluara e saj. Ndër të tjera ajo tha se: “Qëllimi përfundimtar i jetës sime është të filloj të pikturoj përsëri dhe të punoj në industrinë e seksit është një mënyrë për të garantuar sigurinë time financiare. Më pëlqen shumë të interpretoj, kështu që ndoshta do të jem një artiste për pjesën tjetër të jetës sime. E adhuroj këtë gjë“.

Zyrtarisht, Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshow nuk kanë komentuar mbi “punën” e re të ndjekur nga vajza e tyre, por ajo është e bindur se ata e vlerësojnë rritjen e saj personale: “Duke parë se sa shumë jam kthyer në sipërfaqe, ata do të jenë të lumtur, që kanë rritur një grua të re me vetëbesim”-ka theksuar Mikaela.