Showbiz

Prej vitesh vuante nga ankthi, rrëfehet për herë të parë reperi shqiptar

Reperi me origjinë shqiptare i cili tashmë ka famë ndërkombëtare jo gjithmonë ka besuar tek talenti i tij.

Bëhet fjalë për Gashin i cili nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Instagram na ka treguar për herë të parë se dikur vuante nga ankthi.

Ishte fillimi i karrierës së tij dhe ai kishte frikë të organizonte koncerte solo. “Për shumë kohë kam qenë në gjendje ankthi dhe merrja shumë ilaçe për tu qetësuar. Kisha frikë se askush nuk do të vinte në koncertet e mia prandaj preferoja të mos organizoja asnjë të tillë. E kisha me të thjeshtë të isha i ftuar në koncertet e artistëve të tjerë” -tha ai.

Ylli i hitit “Roses” shtoi se ka shumë më tepër vetëbesim dhe është mirënjohës për të gjithë fansat e tij të cilët e mbështesin në çdo hap. Me krenari Gashi tregoi se tani nuk merr më asnjë ilaç apo qetësues dhe nuk vuan më nga ankthi.