Showbiz

Princi Charles nxjerr në shitje shallin e tij luksoz të dimrit

Kohët e fundit Princi Charles ka nxjerrë në treg një shall dimri për të shënuar 10 vjetorin e iniciativës së tij në ‘Fushatën e veshjeve prej leshi’.

Princi i Uellsit, 71 vjeç, nxori në shitje shallin prej leshi, i cili u dizenjua nga Amy Powney dhe u bë nga Johnstons nga Elgin, për të shënuar përvjetorin e iniciativës që ai themeloi për të mbështetur industrinë e leshit.

Duke thënë se ishte “i kënaqur” për të shënuar përvjetorin e organizatës së rrobave të leshta në këtë mënyrë, Princi gjithashtu shfrytëzoi rastin për të komentuar mbi procesin e prodhimit të tekstilit.

“Është shumë e qartë për mua se duhet të bëjmë ndryshime në mënyrën se si mendojmë për prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e veshjeve dhe tekstileve nëse do të shkojmë diku afër për të përmbushur qëllimet e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës të përcaktuara për industrinë”, -tha Princi në një deklaratë në internet.

Shalli uniseks kushton rreth 150 euro dhe ka tre kombinime ngjyrash.