Celebrities Gossip Showbiz

Publikohet testamenti i aktorit të ndjerë Michael Gabon!

Michael Gambon i la trashëgimi gruas së tij pasurinë prej 1.5 milionë funte, duke mos i lënë absolutisht asgjë dashnores së tij afatgjatë me të cilën ndante dy djem adoleshentë. Aktori më i njohur për rolin e tij si Albus Dumbledore ndau jetën e tij mes gruas së tij, Lady Gabon dhe skenografes Philippa Hart, 25 vjet më e re.

Pas vdekjes së tij shtatorin e kaluar në moshën 82-vjeçare, testamenti i tij u publikua së fundmi duke treguar se pothuajse e gjithë pasuria i kaloi Lady Gabon, emri i vajzërisë së së cilës është Annie. Ajo figuron si ekzekutuese e testamentit së bashku me djalin e saj, Fergus, i cili është 60 vjeç. Vlerësohet se pasuria e aktorit, i cili luajti në 6 filma të “Harry Potter” kap shifrën e 1,465,882 paundëve. Gjithashtu, pasuria do t’i kalonte Fergusit nëse nëna e tij do të kishte vdekur para burrit të saj.

Megjithatë, Hart, e cila jetoi hapur me Gabonin e martuar në një shtëpi në Londrën perëndimore, nuk do të marrë asgjë nga testamenti. Çifti kishte dy fëmijë, Tomin 17-vjeçar dhe 15-vjeçarin William, të cilët secili mori vetëm 10,000£ dhe një trofe, sipas dokumentit me tre faqe. Djali i madh do të marrë çmimin që i është dhënë babait të tij në vitin 1987, ndërsa i vogli do të marrë trofeun që mori në vitin 2000.