Bota

Qeveria izraelite konfiskon llogaritë kripto!

Qeveria izraelite po ndërmerr masa kundër llogarive të kriptos që i ka konsideruar të dyshimta, duke mbyllur dhjetëra në një nga platformat më të mëdha për monedhën digjitale. Byroja Kombëtare e Izraelit për Financimin e Kundër Terrorit ka sekuestruar rreth 190 llogari në Binance, një platformë shkëmbimi kriptomonedhash, për lidhje të dyshuara me organizatën palestineze Hamas. Izraeli gjithashtu pretendoi se dy nga llogaritë i përkisnin grupit ekstremist ISIS.

Autoritetet izraelite njoftuan kohët e fundit se ata konfiskuan mbi 120 mijë euro në monedha digjitale nga llogaritë që ajo pretendon se i përkasin kompanive të këmbimit valutor në shërbim të Hamasit. Sipas ligjit izraelit, ministria ka të drejtë të konfiskojë pronën që mendon se mund të jetë e lidhur me aktivitetet terroriste.

Në një nga dokumentet thuhet se Ministria e Jashtme izraelite e konsideroi këtë të nevojshme për të penguar veprimtarinë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) dhe për të dëmtuar aftësinë e saj për të çuar përpara qëllimet e saj. Firma e kriptove Binance iu përgjigj raportit të Reuters, duke pretenduar se organizata e lajmeve po linte jashtë fakte kritike për t’iu përshtatur narrativës së tyre.

Në deklaratën e saj, Binance pretendoi se kishte punuar ngushtë me autoritetet kundër terrorizmit për të mbështetur hetimet e tyre dhe për të sekuestruar llogaritë e supozuara të dyshimta. Kompania deklaroi gjithashtu se politikat e saj përputhen me kërkesat kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit. Binance nuk dëshiron të lidhet me grupet e përmendura në raportin e Reuters, duke sqaruar se akterët e këqij nuk regjistrojnë llogaritë nën emrat e ndërmarrjeve të tyre kriminale.