Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Regjimi strikt i Mbretëreshës së Spanjës për një trup në super formë!

Mbretëresha e Spanjës, Letizia aplikon një nga dietat më të shëndetshme dhe praktikon shumë stërvitje. Ajo konsiderohet si një nga gratë më të bukura në botë. Letizia thotë se ky është sekreti i formës së saj të mirë të trupit është menuja e zgjedhur e ushqimit dhe një formë ushtrimi që i përmbahet vazhdimisht. Mbretëresha zgjohet në 7 të mëngjesit dhe e nis ditën me një lloj të veçantë joge që thekson saktësinë dhe harmoninë. Pozat mbahen më gjatë se mesatarja për të ndërtuar forcën dhe tonifikimin e muskujve.

Kjo formë e jogës jo vetëm që konsiderohet e dobishme për ata që kërkojnë të humbin peshë, por gjithashtu ofron përfitime të shumta për sistemin nervor, sistemin imunitar dhe cilësinë e gjumit. “Ajo zakonisht në orën e parë vrapon nëpër kopshtet e Zaruzel. Mbretëresha ka gjithashtu një trajner personal që vjen në pallat çdo mëngjes. Ajo stërvitet në një palestër private, bën ushtrime me pesha, pak kardio dhe boks”,-shtoi një burim i afërt.

Në dietën e saj, mbretëresha kombinon ushqimin më të mirë mesdhetar me elementë të dietës Perikone. Dieta fokusohet në ushqimet anti-inflamatore që thuhet se promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e brendshme, duke përfshirë salmonin, proteinat pa yndyrë, arrat, frutat, perimet e freskëta dhe vajrat e shëndetshëm.

E konsideruar si një nga më të shëndetshmet, kjo dietë fokusohet në mirëqenien afatgjate, gjithashtu ka veti kundër plakjes dhe përfitime të shumta të lëkurës. Kjo përzierje unike ofron disa përfitime të mundshme për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke përfshirë efektet pozitive në mikrobiomën e zorrëve. Përveç kësaj, Letizia shmang sheqerin dhe nuk ha ushqime të gatshme, ushqime të ngrira apo pica. Sa i përket pijeve, shmang me çdo kusht kafen, lëngjet dhe alkoolin.