Showbiz

Reperi shqiptar feston ditëlindjen, surprizon fansin e sëmurë

Reperi i famshëm me origjinë shqiptare Gashi feston sot ditëlindjen e tij.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ai njoftuar se me siguri ditëlindjen do ta festojë në Korenë e Veriut ku gjithashtu mund të japë edhe disa koncerte.

Mosha 29-vjeçare e gjeti atë duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij më të ri me French Montana “Creep On Me” por edhe duke surprizuar një fans të sëmurë me kancer në tru.

Gashi e ka telefonuar atë papritur duke e falenderuar për frymëzimin dhe mbështetjen. Për fansin kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte nga idhulli i tij, një telefonatë dhe një falenderim.