Showbiz

Reperi shqiptar me famë botërore tregon pengun që ka në lidhje me prindërit e tij

Karriera e tij katapultoi në vitin 2017 pas publikimit të këngës së tij “Roses” që vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Reperi shumë i dashur i publikut Gashi i cili prej vitesh jeton në SHBA, ka bërë një postim në rrjetet sociale që i ka emocionuar të gjithë.

Teksa ka folur për sukseset e tij të një pas njëshme, ai tregoi se ka një peng shumë të madh që lidhet me prindërit e tij. Koha në studio dhe në udhëtime pune nuk e lejon artistin që të takohë apo të qëndrojë me prindërit e tij për shumë kohë.

Ja çfarë shkruan Gashi në postimin e tij:

“Prindërit e mi fluturuan për të më vizituar në LA, ishin 2 javët më të mira të gjithë jetës sime. Asnjë sukses apo shumë parash nuk mund të zëvendësonin ndjenjën që përjetova me ta. Unë kam qenë aq i fokusuar në punë edhe gjatë pandemisë botërore. Isha shqetësuar për lançimin e albumit 1984 sepse ka kaq shumë gjëra që ndodhin në botë tani që është më rëndësishme se lansimi i këngëve të reja. Kam pasur kaq shumë sukses në vitet e fundit, kam fituar para, por kurrë në të vërtetë nuk kam kaluar pushime apo kohë në shtëpi, sepse gjithmonë jam mbyllur në studio … Por këto dy javë të fundit më bënë të shoh se sa e rëndësishme është familja ime.”