Showbiz

Reperi shqiptar në një bashkëpunim me Cardi B?!

Ai është një ndër reperat më të dashur shqiptar qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të botës.

Bëhet fjalë për Gashin i cili së fundmi mendohet se po përgatit një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Cardi B.

Ka qenë vetë reperi i cili ka zbuluar këtë gjë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. Ai ka pozuar së bashku me Cardi B dhe Dj Snake teksa ishin në “Coachella” dhe përshkrimi i fotos na ka bërë të gjithëve të dyshojmë.

“Kush është gati për më të renë nga Gashi, Snake dhe Cardi?” ,-shkroi ai duke nënkuptuar se mes tyre me siguri ka një bashkëpunim muzikor.