Showbiz

Reperi shqiptar vlerësohet për projektin e tij me French Montana

Reperi i famshëm me origjinë shqiptare, Gashi është duke u shndërruar në një artist ndërkombëtar me hapa të shpejtë.

Ai u bë famshëm pas publikimit të hiteve të tij, “Rose Gold” dhe “Switch Up” që gjithashtu u bënë pjesë edhe të klasifikimit të “The Top List” ku u pozicionuan mjaft mirë për javë të tëra.

Tashmë, Gashi i cili së fundmi performoi për publikun shqiptar në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e kompanisë të themeluar nga Jay-Z, “Roc Nation”.

Së fundmi reperi ka lançuar bashkëpunimin e tij me French Montana dhe Dj Snake, të quajtur “Creep on Me” i cili i ka kaluar pritshmëritë dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Ai është vlerësuar edhe nga Dj i famshëm Tiesto, i cili mendon se kjo këngë do të shndërrohet në hit.